Me rolin e tij si gjakovar në serialin komik “O Sa Mirë”, Edi Kastrati rrëmbeu zemrat e publikut.
Së fundmi ai ka qenë i ftuar në emisionin “S’ka Ndal” të RTV Dukagjinit, ku i është nënshtruar një pyetësori në një nga rubrikat e këtij emisioni.
Ai ka treguar se çfarë ka të përbashkët me personazhin të cilin e luan në serial, dhe sa është pishman që ka zgjedhur aktrimin.
Përveç këtyre, Kastrati ka treguar edhe se cila është dhurata e tij më e çmuar.
Në vazhdimin e bisedës, aktori flet edhe për shumë gjëra tjera rreth jetës së tij personale dhe profesionale.
“S’ka Ndal” transmetohet çdo të hënë në ora 20:30, në RTV Dukagjini me Erza Brahushin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=pdUJ-oQfNUo