Instituti i Prishtinës për Studime Politike të martën do të mbajë diskutimin tematik “Cila duhet të jetë qasja e Kosovës ndaj pesëshes mosnjohëse të BE?”.
Në panel do të jenë: Enver Hoxhaj zëvëndëskryeministër i Kosovës, Ilir Deda deputet në Parlamentin e Kosovës dhe Gëzim Visoka, ligjërues në Universitetin e Dublinit.
Aktiviteti mbahet në kuadër të projektit të PIPS mbi politikën e jashtme, nga skema DSP i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).