Site icon Telegrafi

Cila bimë duhet të qëndrojë në cilën hapësirë: Pastroni ajrin, aromën e keqe dhe energjinë e keqe!

Lulet e dhomës janë melhem për atë pjesë njerëzish të cilët e duan natyrën

Sipas një hulumtimi të agjencisë amerikane NASA, transmeton Telegrafi, bimët e dhomës munden nga ajri të eliminojnë madje 87 për qind të ndotësve, ndërsa të vendosura në vende të duhura ofrojnë më shumë dobi, andaj po ju zbulojmë cilat lule janë më të përshtatshme për hapësirën e caktuar në shtëpi:

1. Dhoma e gjumit – Aloe vera

Është mençuri ta vendosni Aloe verën afër kokës, sepse, për dallim nga shumë lule të tjera të dhomës, ajo gjatë natës liron oksigjen dhe njëherësh absorbon dyoksid karbonin.

Njëherësh pastron oksigjenin nga benzeni dhe formaldehidet, helme të cilat gjenden në shumë mjete të pastrimit.

2. Kuzhina – Klorofitumi (Chlorophytum)

Derisa jemi duke zier, krijohet shumë tym dhe avull kuzhine, andaj klorofitumi rezistues do të thithë pjesën e“ ndotur” të ajrit.

Nuk kërkon kujdes të madh kur është fjala për ujitjen, dritën dhe temperaturën, ndërkaq eliminon monoksidin e karbonit, i cili krijohet nga zierja me gaz, si edhe dyoksidin e karbonit, blozën, benzenin dhe gazra të tjera të padëshiruara të cilat nga ambienti i jashtëm futen në shtëpinë tonë.

3. Trapezaria – Palma areka

Kjo lule eliminon substanca të shumta toksike nga hapësira (formaldehidin, trikloretilenin, ksilenin etj.)., ndërkaq është njomës bimor i ajrit.

Sipas hulumtimit të NASA-s, palma areka e lartë 1,8 m liron rreth një litër ujë gjatë 24 orëve, që e bën konkurrent të shkëlqyeshëm njomësin elektrik.

4. Dhoma e ditës – Zambaku i qetë (Spathiphyllum Wallisii)

E thjeshtë për mirëmbajtje, kjo lule e bukur e dhomës zvogëlon avullimin e dëmshëm të kimikaleve nga shtëpia, nga ngjyrat e mureve dhe aromat e mobileve të reja.

Zambaku i qetë eliminon edhe rrezatimet e dëmshme të monitorit dhe të ekranit të televizorit. /Telegrafi/

Exit mobile version