Në fillim të javës tjetër, një ciklon i fortë do të godasë pjesën më të madhe të rajonit, por edhe Maqedoninë.
Cikloni Viktoria sjell një rënie të ndjeshme të temperaturave të ajrit, reshje intensive, si dhe procese atmosferike me intensitet lokal.
Viktoria do të pushtojë vetëm pjesën periferike të vendit tonë, me çka në javën e ardhshme do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale dhe veçanërisht të izoluar, temperaturat e ajrit ndryshe nga rajoni ynë do të ulen më pakë ose më saktë prej 5 deri në 7 gradë dhe tashmë në ditët e javës së ardhshme temperaturat maksimale ditore të ajrit do të rriten në intervalin prej 24 deri në 33 gradë./Telegrafi/