Telegrafi

Cikloni “Sidr” shkakton vdekjen e 425 njerëzve në Bangladesh

Edhe nga India fqinje njoftohet për dëme masive pasi që cikloni arriti bregdetin me një shpejtësi prej 240 kilometra në orë.

Sipas të dhënave të autoriteteve në Daka shpresat për shpëtim të disa peshkatarëve të cilët ndodheshin me anijet e tyre në detin e hapur janë të pakta.

Qindra mijëra njerëz më parë ishin evakuuar për në vende më të sigurta.