Site icon Telegrafi

Cikloni shkakton vdekjen e 38 personave në Madagaskar

Të paktën 38 persona kanë humbur jetën nga cikloni “Enavo”, i cili ka goditur Madagaskarin këtë javë, njoftuan të shtunën zyrtarë të Njësisë për menaxhimin e katastrofave.

“Cikloni ka shkaktuar dëme mjaft të mëdha. Të paktën 38 persona kanë vdekur si pasojë e ciklonit, përfshirë edhe familje që kanë humbur jetën nga rrëshqitjet e dheut, derisa 153.000 persona janë zhvendosur nga shtëpitë për shkak të motit me stuhi”, ka thënë shefi i Zyrës nacionale për menaxhimin e katastrofave, transmeton Reuters.

Exit mobile version