Site icon Telegrafi

Cikloni “Isabel” në Sarandë (Video)

Duket se vjeshta ka ardhur me shira të rrëmbyer. Thuajse gjithë vendi është përfshirë në një mot i lig. Gjatë mbrëmjes së sotme, kanë rënë reshje të dendura të shiut, shoqëruar nga vetëtima të fuqishme.

Moti i keq është shënuar nga veriu në jug. Ka qenë kjo arsyeja, se përse u ndërpre edhe ndeshja mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në Shkodër.

Por, as qytetet bregdetare nuk i kanë shpëtuar egërsisë së motit. Saranda është përfshirë nga cikloni “Isabel”. Siç shihet, era e fuqishme ka “pushtuar” qytetin.

Në Sarandë, ka pasur jo vetëm erë, por edhe rrebesh shiu e vetëtima. Për më tepër, shihni pamjet nga qyteti i skajit jugor të Shqipërisë./Shekulli/

Exit mobile version