Banorët e Zelandës së Re janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre për të qëndruar në zona më të sigurta, pasi që cikloni Gabriel goditi vendin.
Stuhia shkaktoi dëme të mëdha në veri, ku shembi rrugë dhe ura, ndërkaq shumë shtëpi janë mbuluar nga uji dhe mbi 200 mijë njerëz kanë mbetur pa energji elektrike, transmeton Telegrafi.
Autoritetet e atjeshme kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, për të tretën herë në histori të këtij vendi.
Pothuajse një e treta e banorëve të Zelandës së Re jetojnë në rajonet që janë goditur nga cikloni Gabriel, përfshirë qytetin më të madh Oakland.
Dëmet më të mëdha janë regjistruar në veri dhe lindje. Në fotografitë e shkrepura nga ajri, shihen zonat e tëra të mbuluara me ujë, kurse shumë banorë janë detyruar të ngjiten në kulme të shtëpive duke pritur ndihmën e shtetit.
Mediat lokale raportojnë se banorët e Hox janë detyruar të notojnë që të dalin nga dritaret e dhomave të gjumit.
Cyclone Gabrielle sweeps through New Zealand. #newzeland #nz #auckland #cyclone #cyclonegabrielle #tropicalrain #stateofemergency pic.twitter.com/SYrImSkoW7
— Empact News (@EmpactNews) February 13, 2023
Cikloni i shkaktoi dëme të mëdha edhe infrastrukturës së transportit. Në Oakland banorët janë strehuar në qendra e evakuimit. /Telegrafi/
New Zealand declares a state of emergency as Cyclone Gabrielle makes landfall. #newzeland #nz #auckland #cyclone #cyclonegabrielle #tropicalrain #stateofemergency pic.twitter.com/EjTZfqjC4W
— Empact News (@EmpactNews) February 14, 2023