Telegrafi

Cikloni “Fani”, stuhia e fuqishme godet bregun lindor të Indisë – mbi një milion njerëz të evakuuar (Video)

Cikloni Fani është përplasur në bregun lindor të Indisë, sipas Departamentit Meteorologjik të vendit.

Shira të mëdha janë raportuar në shtetin lindor të Orissas, i quajtur edhe Odisha, i cili është drejtpërdrejt në rrugën e stuhisë.

Qyteti turistik i Purit dhe zonat fqinje po përjetojnë erë me shpejtësi 175 km / h, të cilat mund të shkojnë deri në 200 km/h.

Zyrtarët thonë se nuk ka viktima, përcjell oranews.tv. Megjithatë, përmbytje janë raportuar nga disa zona.

Raportohet gjithashtu për pemë të rrëzuara dhe shkatërrim të çative të banesave.

Më shumë se një milion njerëz janë evakuuar nga Orissa dhe kanë shkuar në strehimore, ndërkohë që disa shtete fqinje janë vënë në alarm të lartë.