Udhëtari i një makine në lëvizje, e ka shtyrë në shkurre një çikliste, që po ngiste skaj një rruge të qetë diku në Britani të Madhe.
Këtë tallje bizare, e ka filmuar shoferi që bashkë me të tjerë, dëgjohej duke qeshur në sfond, transmeton Telegrafi.
“Të identifikohet dhe të burgoset” si dhe “ajo ka mundur të merrte sulm në zemër” ishin dy prej komenteve të shumta.
Derisa nuk dihet se kush janë kryerësit e veprës, mbetet e panjohur edhe gjendja e viktimës, që mbeti e rrëzuar. /Telegrafi/