Gjatë xhiros nëpër një pjesë rurale në Pennslyvania të Shteteve të Bashkuara, një çiklisti i ka dalë problem me një laraskë.
Shpendi duket se e ka ngatërruar atë me ndonjë pre të mundshme dhe është afruar disa herë me radhë, duke provuar ta kapte me sqep, transmeton Telegrafi.
Më poshtë mund t’i shihni përpjekjet e shpezës, nga dy kënde të ndryshme, ndërsa ai vazhdonte të ngiste biçikletën.
Por, bazuar në komentet e shikuesve, zogu vetëm ka dashur të luante dhe jo të sulmonte. /Telegrafi/
https://youtu.be/YOJ07sMnLbM