Telegrafi

Çiklisti rrëzohet për tokë, biçikleta u godit nga një veturë që po ecte pranë (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm kur një çiklist është rrëzuar nga biçikleta e tij, nga një shofer në dukje i pakujdesshëm i një automjeti që po kalonte pranë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një veturë Vauxhall Astra e cila ishte duke ecur pranë një biçiklete, duke e qëlluar atë shumë pak, por duke e rrëzuar për tokë.

Duket sikur personi që qëndron pas timonit të Astrës nuk arriti të shihte njeriun në biçikletë dhe përfundoi duke e prekur bërrylin e tij.

Çiklisti nuk duket të jetë lënduar rëndë dhe shoqërohet nga një djalë i cili edhe kapi pamjet e incidentit nga makina e tij. /Telegrafi/

Kush është fajtori në këtë rast?