Filippo Corsini që u qëllua nga një kamion mallrash dhe u tërhoq zvarrë për 27 metra në Londër, doli të jetë një princ italian.
Studenti që ishte duke lëvizur me biçikletë, ka mbetur i vdekur në vend derisa shoferi që kreu aksidentin është arrestuar, transmeton Telegrafi.
Mësohet se 21-vjeçari i përkiste një familje të vjetër nga Florentina, me trashëgimtarë që nga Mesjeta, përshirë edhe Papa Klementin e XII-të në degët e trungut familjar.
Shumë studentë dhe mësimdhënës të Universitetit të Regentit, kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të vënë lule dhe ndezur qirinj, në përkujtim të kolegut që studionte Biznesin Internacional.
“Ai ishte një djalë i urtë dhe i sjellshëm, shumë i shoqërueshëm dhe i zgjuar. Ikja tij e hershme është shumë e dhimbshme”, ka shkruar një shok i tij në rrjete sociale.
Mësohet se familja tij e ngushtë që jeton në Itali, përbëhet nga prindërit Duccio dhe Clotilde, si dhe dy motra më të reja. /Telegrafi/