Emri i tij nuk ishte parashikuar te shfaqej ne listën e triumfuesve te “Tour de France”, por tashme ka përfunduar ne faqet e para te mediave evropianeve.
Kjo për shkak se çiklisti Cyril Gautier ka bere diçka te jashtëzakonshme. Pasi përfundoi garën si çiklist i grupit “AG2R La Mondiale” duke mbështetur Romain Bardeite, ai ka bere një propozim jashtë te zakonshmes për të dashurën e tij në fazën finale të këtij turneu – transmeton SS.
Duke përdorur pikërisht një nga kamerat e transmetimit direkt në kilometrin e 103-të, ai nxori nga xhepi një copë letër të zhubrosur në të cilën shkruhej: “Caroline a pranon të martohesh me mua? Të dua!”.
Entuziazmi duket se përfshiu edhe rivalët të cilët nisën të brohorisnin: “Thuaj po, thuaj po”.
Ndryshe, pas një gare të respektueshme, 29-vjeçari do të renditet i 48-ti në klasifikim, por të paktën do të mbahet mend për gjestin romantik.
❤️👰🚴 pic.twitter.com/8FhD1nHTmU
— Tour de France™ (@LeTour) July 23, 2017