Telegrafi

Çiklisti po shikonte telefonin derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, ky veprim i kushtoi me pesë dhëmbë të thyer (Video, +18)

Një çiklist i cili derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe po shikonte me vëmendje telefonin, por ky veprim i kushtoi me disa dhëmbë të thyer kur u përplas në rrethojën e hekurt.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur ky i ri derisa po punonte diçka në telefon dhe po lëvizte me shpejtësi, nuk ishte në dijeni se para rrugës kishte një rrethojë të hekurt në të cilën u përplas me fuqi të madhe, transmeton Telegrafi.

Raportohet se të paktën pesë dhëmbë i ka thyer nga goditja e fortë, ndërsa ky veprim sigurisht se do t’i shërbej si leksion që herëve tjera kur është në biçikletë të mos shikoj telefonin por të fokusohet në rrugë.

Pronari i kamerave të vendosura në oborrin e shtëpisë ka një porosi për çiklistin e pafat: “Sigurisht se duhet ta vizitosh dentistin”. /Telegrafi/