Telegrafi

Çiklisti kaloi rrugën pa kujdes, për pak sa nuk u fut nën veturë (Video)

Shoferi i paemëruar nga Pelsalli i Anglisë, ka frenuar me shpejtësi të madhe, kur i kaloi përpara një çiklist që duket sikur u shfaq nga askund.

Burri i moshuar nuk ishte duke i kushtuar asnjë vëmendje rrugës dhe kaloi pa kujdes, duke rrezikuar të shtypet nga makina, transmeton Telegrafi.

“Çfarë je duke bërë”, dëgjohet duke thënë drejtuesi i veturës, teksa i nervozuar përdorë edhe disa fjalë të ndyta.

Përmes këtij rasti, po bëhet kërkesë nga çiklistët që të jenë më të vëmendshëm dhe të mos përfshihen në ndonjë aksident të mundshëm. /Telegrafi/