Në një pjesë periferike të Londrës, është filmuar ngjarja e çuditshme që ka mundur të përfundojë më fatalitet.
Nick Surty ka qenë duke vozitur pas një kamioni të vogël, kur është afruar një burrë në biçikletë, transmeton Telegrafi.
Drejtuesi i makinës 32 tonësh dhe çiklisti janë përleshur, por e kanë vazhduar rrugën.
Më pas, burri në biçikletë e ka marrë një shishe dhe i ka hedhur ujë në fytyrë shoferit të kamionit.
Kjo ka bërë që shoferi të lëvizë në drejtim të tij në shenj hakmarrje, por për fat të mirë nuk e ka shkelur.
Nuk bëhet i ditur identiteti i protagonistëve, apo motivi që filloi zënka mes tyre. /Telegrafi/
https://youtu.be/n4Ul_2FCNbw