Qindra çiklistë janë zhveshur dhe kanë lëvizur nëpër Londër, në një protestë kundër përdorimit të tepruar të veturave dhe ndotjes së ambientit që shaktojnë ato.
Të veshur vetëm me atlete apo papuçe dhe me helmeta në kokë, ata kanë vënë slogane të ndryshme në trup, ndërsa kanë marrë pjesë në ‘World Naked Bike Rade’, transmeton Telegrafi.
Ky organizim që ka filluar nga viti 2004, zhvillohet për të ngritur vetëdijen rreth numrit enorm të vetura në kryeqytet, çmimit të derivateve dhe gazrave që lëshojnë ato, sigurisë së çiklistëve dhe trupit të njeriut.
“Ishte organizim paqësor dhe atraktiv, kundër kulturës së veturave. Një festim për biçikletën dhe individualitetin e secilit trup të njeriut. Çiklistët duhet të jenë simbol i trafikut e jo veturat” kanë shkruar organizatorët në internet, lidhur me këtë takim.
Pjesëmarrësit e lyer me ngjyra dhe figura të ndryshme në trup, i kanë dhënë një atmosferë të mirë protestës, e cila është dukur më shumë si një festival. /Telegrafi/