Telegrafi

Çiklistët shpëtuan një kalë, që kishte ngecur në baltën e bregut të lumit (Video)

Një grup çiklistësh që po lëviznin nëpër një pjesë të Francës, e kanë shpëtuar një kalë që kishte mbetur i palëvizshëm në baltën e bregut të lumit.

Kafsha e lodhur dhe e shqetësuar, nuk kishte fuqi të lëvizte dhe kur tërhiqej me litarë nga sportistët në uniforma, transmeton Telegrafi.

Pas disa përpjekjesh, ata ia dolën ta nxjerrin kalin në breg.

Pos që ishte i zhytur nga balta, nuk duket se ka pësuar ndonjë lëndim nga ky aksident. /Telegrafi/