Telegrafi

Çiklistët luajnë “letra, guri, gërshëra” për të caktuar fituesin – momenti bëhet viral në rrjetet sociale

Çiklistët Tandei Pogacar dhe Rafaj Majka, të cilët pak para përfundimit të garës së djeshme në turin e Sllovenisë vendosën të luajnë fitoren “guri, letra dhe gërshëra”.

Dy çiklistët iu afruan vijës së finishit dhe u kapën mat duke biseduar se kush do të fitojë fazën e katërt në raundin tjetër.

Dy sportistët vendosën të argëtoheshin duke luajtur lojën e famshme rreth 200 metra para përfundimit.

Majka ishte ai që fitoi lojën, duke kaluar paksa përpara Pogaçarit, i cili e pranoi humbjen me buzëqeshje.

Natyrisht se ky moment mes dyshes është bërë viral në rrjetet sociale, duke marrë edhe mijëra pëlqime e miliona shikime. /Telegrafi/