Telegrafi

Çiklistët ia bllokuan rrugën veturës, rrezikuan të jenë viktima të aksidentit (Video)

Emma Chapman po voziste nëpër Marseyside të Anglisë, kur një grup i çiklistëve ia bllokuan rrugën.

Shoferja 19-vjeçare, nuk mund të voziste si duhet, pasi ata qëndronin përpara duke i ngritur lart rrotat e para të biçikletave, transmeton Telegrafi.

“Më kërkonin të shpejtoja, teksa ata rrëshqisnin dhe më dilnin sërish përpara. Ata mund të ishin viktimat dhe të lënduarit, por nuk di pse e bënë këtë”, ka thënë Chapman.

Për fat të mirë, gjithçka është filmuar nga kamera që ndodhej në kamerën e saj, që të shërbej si provë kundër të rinjve që ende nuk janë identifikuar. /Telegrafi/