Site icon Telegrafi

Cikli investues i „Makpetrol“ ShA vazhdon, pikë karburanti tërësisht e renovuar dhe e modernizuar Vizbeg në Shkup

“Makpetrol” ShA për gati 75 vjet përpiqet për progres të vazhdueshëm dhe futjen e risive në veprimtarinë e saj, duke e ditur se suksesi i saj është falë besimit dhe lojalitetit të klientëve dhe komunitetit më të gjerë. Gjatë gjithë këtyre viteve, kompania i ka kushtuar vëmendje të veçantë plotësimit të nevojave të klientëve të saj dhe ofrimit të tyre me furnizim cilësor, të sigurt dhe ekonomik me derivatet e naftës, gazit dhe biokarburanteve.

Mu për shkak të kësaj, në periudhën e kaluar, “Makpetrol” SHA, distributori më i madh i derivateve në vend, vazhdimisht investon në rinovimin e objekteve të saj, si dhe në ndërtimin e të rejave, me qëllim përmirësimin dhe modernizimin e rrjetit të saj të objekteve të prodhimit dhe shërbimit.

Në përputhje me nevojat e konsumatorëve, kompania vazhdoi ciklin investues me rikonstruktimin e plotë të pikës ekzistuese të benzinës në Vizbeg, në dalje të qytetit të Shkupit, në rrugën për në Kosovë. Stacioni tani ka marrë një pamje moderne dhe funksionale, duke përmbushur normat më të larta teknike dhe të sigurisë. Konsumatorët kanë akses në produkte dhe shërbime cilësore 24 orë në ditë, çdo ditë të javës.

Investimi i përgjithshëm për rindërtimin e kësaj pompe të benzinës është mbi 100 milionë denarë. Në pikën e karburantit janë vendosur pajisje multiplekse me kapacitet për mbushje të njëkohshme me karburant në tetë automjete. Të disponueshme janë karburantët cilësor nga familja ULTRA e “Makpetrol” – Ultra 95+ Economy, Ultra 100 Race Pro, Ultra Diesel Green Power, Ultra Diesel Bio Power dhe Ultra LPG plus. Gjithashtu, në objektin e shitjes së pompës së benzinës, konsumatorët kanë në dispozicion një përzgjedhje të gjerë të produkteve nga asortimenti shtesë.

Kjo pikë moderne karburanti tregon vendosmërinë e kompanisë që duke investuar në kapacitetet e saja të reja dhe ekzistuese është gjithmonë në hap me trendet dhe risitë botërore në biznesin e naftës në funksion të nevojave moderne të konsumatorëve.

Me mburrje mund të themi se “Makpetrol” përmes produkteve dhe shërbimeve të tij është simbol i cilësisë së pa kompromis. Ky angazhim i kompanisë njihet dhe shpërblehet nga klientët tanë besnikë, gjë që është një nxitje e veçantë për punën tonë të mëtejshme të suksesshme.

Exit mobile version