Konyaspor ka arritur të marrë një pikë në udhëtim te Samsunspor në kuadër të javës së 17-të në Superligën e Turqisë.
Ishte minuta e 29-të e takimit kur sulmuesi shqiptar ia doli të shënonte nga penalltia për 1-0.
Por, skuadra e tij nuk ia doli të mbante këtë epërsi, me vendasit që barazuan shifrat.
GOOOOOOOOOOOOLLLLLLL!
GOOOOOOOOOOOOLLLLLLL!SOKOL! ⚽💥
Y. Samsunspor 0 – 1 Tümosan Konyaspor'umuz pic.twitter.com/F6mHUT2uAS
— TÜMOSAN Konyaspor (@konyaspor) December 21, 2023
Olivier Ntcham shënoi po ashtu nga penalltia në minutën e 68-të, për rezultatin 1-1.
Konyaspor është duke luftuar për mbijetesë në këtë sezon në elitën e futbollit turk, pasi ka vetëm 15 pikë.
Në anën tjetër, Cikalleshi duhet ta bind Sylvinhon se e meriton të përfshihet në listën finale të Shqipërisë për Euro 2024. /Telegrafi/