Telegrafi

Cikalleshi shënon gol në ndeshjen mbyllëse të kampionatit turk (Video)

Sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit Sokol Cikalleshi ka shënuar sërish gol me fanellën e Akhisar në kampionatin turk.

Goli  i tij kundër Kardemir Karabukut i dha shtysë skuadrës që e fitoi takimin me rezultat 3-2.

Cikalleshi shënoi në minutën e 9 duke kaluar në avantazh Akhisarin ndaj rivalëve, por nuk mundi të evitonte humbjen finale.

Ky ishte goli i 7 i futbollistit nga Kavaja me fanellën e ekipit ku luan që prej janarit.

Akhisari e mbylli këtë sezon në vendin e 7 të renditjes, me 13 pikë distancë nga zona që të çonte në Evropë.

Formë e mirë e sulmuesit para ndeshjeve të kombëtares. /Telegrafi/