Sokol Cikalleshi nuk ndalet së shënuari.
Sulmuesi i përfaqësueses kuqezi ishte autor i një prej golave për Osmanslispor, në humbjen 3-2 që këta të fundit shënuan në fushën e Sivaspor.
Cikalleshi e nisi ndeshjen si titullar falë përformancave të mira dhe vazhdimësisë së gjetjes së rrjetës në ndeshjet e fundit.
Ai nuk zhgënjye as këtë herë, pasi barazoi përkohësisht shifrat në 1-1 në minutën e 62-të.
Shqiptari e nuhati mjaft mirë aksionin dhe arriti të mposhte portierin kundërshtar.
Cikalleshi qëndroi 90 minuta të plota në fushë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9Z61jtKTqI4