Sulmuesi shqiptar, Sokol Cikalleshi ka marrë një lajm të mirë nga klubi i tij.
Nën kampionët e Turqisë, Istanbul Basaksehir do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve për edicionin e ri.
Cikalleshi ishte i huazuar tek Aksihar por që në fund të stinorit u rikthye te klubi nga Stambolli.
Basaksehir ka vendosur që ta fusë në listën e 25 lojtarëve për Ligën e Kampionëve shqiptarin.
Kjo tregon që klubi nuk dëshiron ta largojë sulmuesin shqiptar edhe pse ky i fundit kishte oferta të rëndësishme.
Në listën janë edhe transferimet e mëdha të klubit si Gael Clichy, Eljero Elia, Mevlut Erding apo Karim Frei. /Telegrafi/