Telegrafi

Cikalleshi drejt Austrisë

Pas një gjysmë sezoni të kaluar me pak paraqitje te Basaksehiri, Sokol Cikalleshi është duke menduar seriozisht largimin.

Sulmuesi shqiptar ka qëndruar në stol në kampionat dhe tashmë duket se aventura e tij me ekipin turk ka marrë fund.

Për shqiptarin kohët e fundit kanë shfaqur interes disa skuadra austriake.

Sipas asaj që shkruan “Panorama Sport”, Cikalleshi është shprehur i gatshëm për të ndryshuar ambient pas trajtimit të keq te Basaksehiri.