Telegrafi

“Çika Shqiptarisë”, kënga më e re nga Anxhelo Koci, Ergys Shahu dhe Shpat Kasapi

Një projekt i ri muzikor është lansuar edhe nga këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi.

“Çika Shqiptarisë” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e solli në bashkëpunim me Anxhelo Koci dhe Ergys Shahu.

Këta të fundit e kanë shkruar tekstin e këtij projekti, derisa për orkestrimin dhe masterizimin është kujdesur Natti Daja.

“Çika Shqiptarisë”, kënga më e re nga Shpat Kasapi (Foto: YouTube)

Kënga është mjaft ritmike e shoqëruar edhe me klip, të cilët u janë përshtatur me veshje tradicionale duke vënë në pah traditat e shqiptarëve.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Shpat Kasapi

Videoklipi atraktiv i është besuar produksionit “NMusic Production”.

Kjo është hera e parë që Shpati ka bashkuar forcat me këta dy artistë të njohur, teksa video projekti i tyre është lansuar në YouTube dhe pritet të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/