Një projekt i ri muzikor është lansuar edhe nga këngëtari i njohur nga Maqedonia, Shpat Kasapi.
“Çika Shqiptarisë” mban titullin kënga e tij e re, të cilën e solli në bashkëpunim me Anxhelo Koci dhe Ergys Shahu.
Këta të fundit e kanë shkruar tekstin e këtij projekti, derisa për orkestrimin dhe masterizimin është kujdesur Natti Daja.
Kënga është mjaft ritmike e shoqëruar edhe me klip, të cilët u janë përshtatur me veshje tradicionale duke vënë në pah traditat e shqiptarëve.
Videoklipi atraktiv i është besuar produksionit “NMusic Production”.
Kjo është hera e parë që Shpati ka bashkuar forcat me këta dy artistë të njohur, teksa video projekti i tyre është lansuar në YouTube dhe pritet të pëlqehet nga publiku. /Telegrafi/