Site icon Telegrafi

Cigarja ndal trenin më të shpejtë

Treni është ndalur në jug të Kinës, pasi ishte aktivizuar alarmi i cigares së ndezur, e cila kështu kishte vonuar udhëtimin prej 1.100 km, nga qyteti Guangzu deri në Vuhan.

Kontrollorët e trenit të shpejtë nuk kishin mundur të gjenin duhanpirësin e papërgjegjshëm, i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes para se të aktivizohej alarmi, bën të ditur agjencia Xinhua.

Zëdhënësi i hekurudhave ka thënë se pirja e duhanit është rreptësishtë e ndaluar në këtë tren, madje edhe në tualete të tij, sepse mund të aktivizojë alarmin dhe kështu të shkaktojë prishje në pajisje.

Treni më i shpejtë në botë udhëton me një shpejtësi prej 350 km në orë. /Telegrafi/

Exit mobile version