Telegrafi

Cigarja elektrike shpërthen në xhep si fishekzjarr (Foto/Video)

Josh Hamilton ka qenë duke nxjerrë para, për të paguar benzinën, kur eksplodoi pajisja që ai e kishte në xhepin e pantallonave.

Kamera e sigurisë e ka regjistruar momentin kur ai provon ta nxjerr cigaren elektrike, e cila hedh shkëndija, transmeton Telegrafi.

Duke tentuar ta nxjerr, del nga lokali dhe e hedh në asfalt.

Pas kontrollit në spital, Hamilton është liruar të qëndrojë në shtëpi, me plagë të shkallës së dytë në këmbë.

Problemet me bateri dyshohet se janë shkaktari i eksplodimit të pajisjes për tymosje. /Telegrafi/