Site icon Telegrafi

Cigaret për terroristët u prodhuan nga boshnjakët, u transportuan nga kosovarët

Fabrika e cigareve në Sarajevë (FDS) ka transportuar produktet e veta për te organizatat terroriste islamike të afërt me organizatat si Al Kaida dhe ISIS-in.

Transporti është bërë përmes kompanisë kosovare të transportit “NPT Kosova Tobacco SH.P.K”. Aksionari më i madh i kompanisë, me afro 40 për qind të aksioneve, është shteti i Bosnje e Hercegovinës, saktësisht Ministria e Tregtisë.

Sipas dokumenteve të doganave të Malit të Zi të vitit 2014, “NPT Kosova Tobacco SH.P.K” në dy raste në portin detar të qytetit të Tivarit në Mal të Zi, u kishte dërguar sasi cigare kompanisë “Umal Behar Shipping”, e cila ishte regjistruar në qytetin libian, Bengazi. Gjatë vitit 2014, ky qyteti libian ishte nën kontrollin e grupeve terroriste Ansar Al-Shaira, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për afro 50.000 kilogramë cigare “Royal blue” të cilat ishin ngarkuar në anijen “Ar Raqqah”.

Në faqen e specializuar “marinetraffic.com” nuk është arritur të gjendet asgjë rreth ekzistimit të ndonjë anije me emër të tillë.

Në dokumentet e doganës të cilat i ka dërguar kompania kosovare, shihet edhe vula e firmës nga Tivari “Atlantshped” e udhëhequr nga Dragana Vujaçiq, e cila në Gjykatën e Lartë të Malit të Zi, është gjykuar për tregti të zezë të cigareve “Lucky Strike” dhe “Marlboro”, gjatë periudhës 15 deri më 20 gushtë të vitit 2005.

Në fund të vitit 2013, pas shumë vitesh gjykime është liruar në mungesë të dëshmive.

Ky shkrim është bërë nga një grup i gazetarëve të vendeve të rajonit, nga Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina e Mali i Zi.

Hulumtimin e plotë mund ta lexoni KËTU, në versionin serbo-kroatisht në Deutsche Welle.

Exit mobile version