Zbulimi, i publikuar këtë javë, ka ardhur pas një studimi të 5863 duhanpirësve në Britaninë e Madhe, të cilët ishin në kërkim të lënies së duhanit pa ndihmën e recetave mjekësore apo personave profesionistë.
Nga ata që përdornin cigare elektronike, një në pesë raportuan se kishin hequr dorë nga cigaret e vërteta në fund të kohëzgjatjes së studimit.
Drejtuesi i studimit, profesor Robert West nga Universiteti i Londrës, tha: “Cigaret elektronike mund të përmirësojnë ndjeshëm shëndetin publik, për shkak të përhapjes së tyre të gjerë dhe të përfitimeve shëndetësore të lënies së duhanit”.
Metoda e cigareve elektronike e trefishonte mundësinë e lënies me sukses të duhanit, krahasuar me metodat e tjera.
Profesor Uest pranoi se disa prej atyre që lënë duhanin mund të duan të vazhdojnë të përdorin cigare elektronike dhe nuk është e qartë nëse kjo gjë paraqet rreziqe afatgjata për shëndetin.
Por ai shtoi: “Nga ajo që dihet rreth përmbajtjes së cigareve elektronike, ato mund të jenë më pak herë të rrezikshme sesa duhani i vërtetë. Disa ekspertë kanë shprehur shqetësimin se përdorimi i madh i cigareve elektronike mund të rinormalizojnë duhanpirjen. /Shqip/Telegrafi/