Site icon Telegrafi

Cigaret elektronike e bllokojnë sistemin pastrues të mushkërive dhe shkaktojnë sëmundje kronike

Përdoruesit e cigareve elektronike mund të jenë duke e vënë veten në rrezik nga sëmundjet e mushkërive, pasi që një studim i ri tregon se si këto cigare e bllokojnë aftësinë e sistemit të imunitetit për t’i pastruar mushkëritë dhe për të ndaluar krijimin e kimikaleve të dëmshme.

Një studim nga universiteti Birmingham ka zbuluar se nikotina e thithur nga cigaret elektronike bëhet shumë më e fuqishme në vrasjen e qelizave.

Autorët ende e theksojnë faktin se cigaret elektronike kanë rrezik më të ulët për shkaktimin e kancerit të mushkërive sesa produktet e zakonshme me duhan, por thonë se nuk janë aq të sigurta sa pohojnë prodhuesit e këtyre cigareve dhe shumë pak dihet për efektet afatgjate.

“Unë nuk besoj se cigaret elektronike janë më të dëmshme se cigaret e zakonshme, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe të mos besojmë se janë aq të sigurta sa pohohet për to”, ka thënë njëri nga autorët e këtij studimi.

Për këtë hulumtim, i cili është kryer në teste laboratorike me qeliza njerëzore dhe është publikuar në revistën ‘Thorax’, ekipi ka zbuluar se disa nga dëmet e shkaktuara nga cigaret elektronike janë ekuivalente me dëmet që shkaktohen nga duhani i zakonshëm. /Telegrafi/

Exit mobile version