Pas gjurmimit në rrugën “Tringë Smajli” për shitjen e cigareve elektronike, ekipi ndjek linjën e informacionit të dhënë nga shitësi.
Destinacioni i radhës për të zhvilluar inskenimin është biznesi “Dini” në sheshin “Nëna Terezë”.
Shitësi: Makinën e tyre po e do a po?
Gazetarja: Po.
Shitësi: A po ia tregon.
Gazetarja: Po, a ma tregon pak.
Pamjet tregojnë se cigaret dhe këto pajisje nuk mbahen të ekspozuara.
Ato mbahen të fshehura në dollap.
Gazetarja: Çfarë keni?
Shitësi: Kjo është Regular.
Gazetarja: Okej, nuk po di a me marrë Regular pra. Sa është kjo?
Shitësi: 2.50 kojshike.
Më pas, aty sjellen dy llojet e pajisjeve.
Shitësi: Këtu e vendos ata. Kjo maqina është që e mbush, a po e din këta?
Gazetarja: Jo nuk më ka ra me përdorë, e kom për herë të parë, e s’po di qysh.
Shitësi: Kjo mbushet këtu, kështu a po e din, e ki me kabell me adapter komplet e ki, si të mbushet i pinë dy cigare tani e lenë.
Gazetarja: Sa bon kjo, po mendoj sa i bon baterija?
Shitësi: I pinë dy cigare me to tani e lenë këtu, kështu e lenë. Kjo është si power bang. Për 10 minuta e mbush besoj.
Gazetarja: Sa është kjo?
Shitësi: Feim, 50 e ka a? 45 euro po ta boj, edhe dy paqeta cigare.
Gazetarja: A keni tjera?
Shitësi: Këta ta bojna 30.
Shitësi: Këtu qitet cigarja, kjo është ma e trashë.
Gazetarja: E pse është ma e shtrenjtë kjo?
Shitësi: Me këtë i pinë 20 cigare.
Gazetarja: Kjo e mban ma pak a?
Shitësi: E mban shumë kjo po është kështu e trash.
Gazetarja: Kupon fiskal a lëshoni për këtë?
Shitësi: Jo.
Këto dy biznese nuk janë të vetmet në Prishtinë. Pak hapa më larg “Dini-t”, gjendet dhe një Tobaco Shop tjetër që shet këto cigare.
Aty klienti që gjendet në lokal, apelon për të mos u konsumuar, duke pretenduar se janë edhe më të dëmshme.
Klienti: Valla kjo është shumë e keqe, mos e pini.
Gazetarja: Pse?
Klienti: Unë e kom pi iCos-in por e keqe është shumë.
Gazetarja: Pse si shije po mendon a?
Klienti: Edhe si shije edhe kështu, për shëndet. Unë po të thom se edhe unë klient jam.
Tutje, shitësi pranon se ende asnjë kompani nuk e ka marrë përfaqësinë për importimin e tyre, dhe rruga e vetme është kontrabanda.
Prandaj, asnjëra nga to nuk përmban banderolën vendore.
Gazetarja: Kush po i importon këto, prej këtyre kompanive?
Shitësi: Ende s’ka kompani njëherë veç kështu po vijnë.
Gazetarja: Të zezën a?
Shitës: Po.
Gazetarja: Kjo e Shqipërisë koka, ajo e Maqedonisë?
Shitës: Po.
Cigaret elektronike nuk janë gjetur edhe në disa biznese të tjera në kryeqytet që merren me shitjen e cigareve dhe produkteve të tjera. Sipas tyre, ato nuk i mbajnë për shkak se futen ilegalisht.
Gazetarja: Regular Feet?
Shitësja: Jo
Gazetarja: Nuk mbani a?
Shitësja: Nuk po e di as çka është!
Gazetarja: Këto cigaret me pajisje që janë.
Shitësja: Aha, jojo Heets-a nuk mbajmë.
Gazetarja: Në rregull. A e din ku ka këtu afër?
Shitësja: Ato janë ilegal, kështu që është problem puna e konkurencës nuk tregojnë kush mban. /BetimipërDrejtësi/