Telegrafi

Cigaret do të shtrenjtohen për 35 për qind

Burime të larta qeveritare për gazetën “Dnevnik” kanë vërtetuar se po përgaditet një çmimore e re për cigaret. Sipas llogariteve të bëra cigaret e llojit “Brand” prej 45 denarë do të shtrenjtohen në 53 denarë, “Boss Light” do të shkojë deri në 88 denarë, ndërsa “West” nga 75 denarë do të shtrenjtohen për 100 denarë dhe “Marlboro” shtrenjtohet deri në 160 denarë.

Shitësit dhe prodhuesit e duhanit shprehin shqetësim se me rritjen e çmimeve do të dëmtohet tregu dhe do të ulet konsumi i prodhimeve të tyre.