Poezi nga: Charles Baudelaire
Përktheu: Emil Asdurian
Fisi profetik me bebëza ndezur si thëngjinj
Për rrugë u nisën dje, të vegjëlit e vet ngarkuan
Mbi kurrize, ku urisë së tyre krenare i dorëzuan
Thesarin hua marrë nga gjinjtë që në pritje rrinë.
Burrat më këmbë, mbi supe armët me shkëlqim
Në karrot e gjata gjërat kruspullosur në fund,
Zotër mbi qiellin sytë që rëndojnë si plumb
Keqardhjet e zymta kuçedra larg në mërgim.
Nga fundi i gropës nën rërë, gjinkalla qëndron,
Kur i sheh që kalojnë, këngën e saj përsëritur shton;
Cibila, mëmë e parë, që i do, shtoi jeshilet bimë,
Ujë nxorri nga guri, e shkretisë lule e pemë i dha,
Para këtyre udhëtarëve, veç për ta hapur la
Mbretërinë e zakonshme të muzgjeve që do vijnë.