Site icon Telegrafi

Çiftin e ri i zhveshën lakuriq dhe i rrahën, pasi u martuan pa lejen e prindërve (Video)

Një çift i ri në Indi janë zhveshur lakuriq dhe rrahur brutalisht nga 18 bashkëfshatarë, për faktin se janë martuar fshehtazi.

Ky incident poshtërues ka ndodhur në fshatin Shamphupura në qarkun Bansëara, ku cak i sulmit ishin dyshja që janë martuar pa lejen e familjes së tyre, transmeton Telegrafi.

Kachru 21-vjeç dhe Monica 19, para se të martoheshin dhe të udhëtonin për në Gujarat, kishin qenë në lidhje të fshehtë për më shumë se dy vite.

Por kur prindërit e Monicas e zbuluan këtë dhe gjetën çiftin e ri, ata i detyruan që të kthehen në fshat.

Lidhur me martesën e tyre të fshehtë ishte informuar edhe kryeplaku i fshatit. Ai kishte urdhëruar bashkëfshatarët që të zhveshin lakuriq çiftin dhe të shëtisin nëpër fshat si shenjë hakmarrje për veprimin e tyre. /Telegrafi/

Exit mobile version