Jeta e një çifti është kthyer në një ‘film horror’ pasi ata zbuluan një dhomë sekrete të fshehur nën dyshemenë e tyre prej betoni.
Burri shpjegoi se si ai dhe gruaja e tij blenë shtëpinë e tyre të parë dhe filluan ta rinovojnë atë, vetëm për të gjetur më pas një dhomë të fshehtë.
Pasi gërmuan një pjesë të dyshemesë, ata u tronditën kur panë shkallë që të çonin në një bodrum, përcjell Telegrafi.
Të pasigurt se çfarë të bënin më pas, çifti vendosën të shkojnë në hapësirën e panjohur.
Në bazë të videos, dhoma duket e zbrazët, por muret të lyera, gjë që sugjeron se më parë ishte përdorur si lloj depoje.
Një përdorues komentoi: “Me të vërtetë, duket si një bodrum mjaft i thjeshtë. Madje ka shenja në mur nga ku ka të ngjarë të ketë rafte për ruajtjen e ushqimit dhe konservave”. /Telegrafi/