Një grua e moshuar kë pësuar sulm në zemër disa sekonda pasi një çift i vodhi portofolin.
Policia angleze ka njoftuar se 86-vjeçarja ishte cak i hajnave brenda ambienteve të postës në Leicestershire, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë kanë filmuar një grua duke iu afruar tinëzisht nga mbrapa gruas së moshuar, të cilës i vjedh nga çanta portofolin. Raportohet se disa sekonda më vonë ajo ka pësuar sulm në zemër.
Në fakt ajo kishte pësuar sulm në zemër kur e kuptoi se po i mungonte portofoli, dhe kështu njoftoi punonjësit e postës që u munduan t’i ndalin hajnat. Por, çifti kanë arritur të ikin dhe të largohen nga vendi i ngjarjes pa u kapur nga policia.
Pasi ishte pushtuar nga paniku dhe frika, ajo pësoi sulm në zemër dhe me urgjencë është dërguar në spital për trajtim. Pas përmirësimit të gjendjes shëndetësore është liruar.
Ndërkaq, policia ka publikuar pamjet duke kërkuar nga qytetarët që t’i ndihmojnë në identifikimin e çiftit që përpos që kryen vjedhje i shkaktuan edhe sulm në zemër gruas së gjorë. /Telegrafi/