Supermakina italiane po drejtohej përgjatë një rruge në Japoni shtunën, kur çifti brenda makinës vuri re se tymi po dilte nga “gjiri i motorit”, duke i nxitur ata të ndalonin.
Dhe pasi ata dolën nga vetura, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, menjëherë pas kësaj, F40 u përfshi nga flakët.
Ndërkohë pamjet nga mediat lokale tregojnë se ekipet e zjarrfikësve mbërritën në vendin e ngjarjes ndërsa Ferrari ishte ende duke djegur.
箱根ターンパイク車両火災で通行止め
消火活動中
消化後実況見分もあるみたい pic.twitter.com/4vNGmxYIcz— バンビ (@xMMaweoi2alzBHc) May 8, 2021
Ata nuk ishin në gjendje të shuanin flakët përpara se makina të shkatërrohej plotësisht dhe të linte si asgjë më shumë se një rrëmujë e shkrirë prej çeliku dhe fibrave të karbonit.
Kështu, Ferrari që prodhoi vetëm 1,315 shembuj të F40 – fatkeqësisht, tani ka një më pak në rrugë.
F40炎上 pic.twitter.com/sOav1Ge6iI
— さむえる (@emanuel_E90M3) May 8, 2021
Sidoqoftë, këtu ka një lajm të mirë, pasi as shoferi dhe as pasagjeri nuk u lënduan nga flakët.
Ndryshe Ferrari prezantoi për herë të parë F40 në vitin 1987 si pasardhës i 288 GTO të fuqishëm.
Ndërsa F40 u zëvendësua më vonë nga F50 i cili vetë i hapi rrugë Enzo dhe më pas hibridit LaFerrari, shumë ende e konsiderojnë F40 si Ferrarin “më të madh” të krijuar ndonjëherë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=QuM6ivdXdEc&feature=emb_title