Një çift u kap nga kamerat në Kinë teksa futeshin fshehurazi në një tualet portativ për “një lëvizje të fshehtë”.
Një burrë dhe një grua u panë duke ecur nëpër atë që duket të jetë një kantier ndërtimi, për të shkuar drejt tualetit portativ, përcjell Telegrafi.
Siç edhe shihet në pamje, gruaja hap derën dhe i hedh një sy, para se të futet burri dhe pas tij edhe gruaja.
Por pak çaste më vonë, “një mur anësor thyhet” dhe gruaja bie në tokë.
Burri mund të shihet duke u përpjekur për ta kapur atë ndërsa ajo bie, dhe më pas duke u larguar nga dera.
Të mbetur në një situatë jo të mirë, dyshja duket se janë larguar nga vendi i ngjarjes. /Telegrafi/