Një çift në Britani të Madhe i shpëtoi për një “fije floku” një peme, e cila ra në tokë në një udhëkryq në perëndim të Londrës.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e xhiruar nga një kalimtar rasti, tregon se si pema rrëzohet mes erërave të forta, ndërsa një çift po kalonte aty pranë.
Dëshmitari i incidentit, Andrew Thomas, 41 vjeç, po shëtiste me të dashurën e tij, Joanna Wolman, 33 vjeçe, ndërsa njëri xhiroi momentin dramatik.
“Për mua ishte e tmerrshme”, tha Wolman.
“Ata të dy ishin me fat, pasi një person i cili rri gjatë gjithë kohës në telefon mund të vritet”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/