Një vajzë 10-muajshe ka humbur jetën pasi rrëshqiti nga dora e nënës dhe u rrëzua nga shkallët elektrike (lëvizëse), derisa raportohet se nëna e saj ishte shpërqendruar duke bërë selfie me bashkëshortin.
Kamerat e sigurisë brenda një qendre tregtare në Indi, kanë filmuar momentin kur çifti në shkallët elektrike bëjnë selfie dhe befasisht të ëmës i rrëshqet nga dora fëmija dhe bie nga shkallët e humb jetën, transmeton Telegrafi.
Sipas dëshmitarë që kishin parë incidentin, bashkëshorti i kishte kërkuar gruas së tij të bëjnë një selfie derisa ishin në shkallës elektrike, ku shpërqendrimi i tyre i kushtoi me jetë fëmijës që humbi baraspeshimin dhe u rrëzua.
Në video shihet fëmija duke u përplas në një pjesë të metaltë, dhe më pas bie në hapësirën mes shkallëve në qendrën tregtare në Ganganagar, Rajasthan.
Edhe pse e dërguan me urgjencë në spital, mjekët në spital konstatuan vdekjen e vajzës së pafat. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes dhe është duke hetuar rastin. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=ahnQ8m17scU