Telegrafi

Çifti refuzuan të uleshin pranë policëve në restorant, kjo ishte befasia e policëve për ta! (Video)

Një grup policësh nga Pensylvania – SHBA, derisa po hanin në një restorant në Waterfront, i kishin paguar një çifti ushqimin pasi çifti në fjalë nuk deshi të ulej afër tavolinës së policëve.

“’Ah, nuk duam të ulemi këtu’, dukej se thanë me vete ata. Kështu që u ulën më tej, larg nga policët”, ka treguar njëri prej policëve, përcjell Telegrafi.

Me këtë rast, njëri nga policët kishte bërë një propozim – tua paguanin ushqimin çiftit.

“Në thelb tërë qëllimi i tij ishte që të kuptohet se ne nuk jemi këtu për të ju lënduar, ne nuk jemi këtu për këtë”, ka thënë Chuck Thomas. “Ne jemi këtu për ju. Ne punojmë për publikun. Dhe ne vetëm duam më të mirën në marrëdhëniet në mes komunitetit dhe policisë”.

Madje, jo vetëm kaq. Ata i kanë lënë edhe bakshish kamerierit dhe një mesazh në faturën e paguar, përcjell Telegrafi.

Oficerët shkruan: “Zotëri, fatura juaj është paguar nga policët, afër të cilëve ju nuk deshët të uleni. Faleminderit për mbështetjen tuaj. Kemi lënë edhe një bakshish prej 10 dollarësh gjithashtu”.

Thomas ka elaboruar se tensionet mes publikut dhe policisë janë rritur sidomos që nga të shtënat në Dallas, nga të cilat mbeten të vdekur pesë policë. /Telegrafi/