Një çift i sapo martuar që pozoi për fotografi martese në shinat hekurudhore në North Yorkshire të Anglisë u dënua nga organi publik i Britanisë së Madhe, Network Rail.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, çifti u kap nga kamerat e sigurisë duke pozuar në një linjë pranë qytetit Whitby në muajin korrik.
Ndërkohë raportohet se 5,000 shkeljeje u regjistruan midis qershorit dhe muajit shtator, nga njerëzit që i përdornin hekurudhat për fotografi.
Lidhur me këtë rast ka reaguar edhe Network Rail ku tha se shkrepja e fotografive ishte “budallallëk i thjeshtë”.
Alison Evans nga Policia Britanike e Transportit tha se hekurudha nuk i ngjanë një mjedisi të përshtatshëm ose i sigurt për një set fotografik. /Telegrafi/