Juan Martin dhe Sinforosa Colomer, të moshës 82 dhe 79 vjeç, tani punojnë tokën dhe kujdesen për dhjetëra mace e qenë, në një fshat që dikur ishte shtëpia e 200 banorëve.
82-vjeçari shprehet se, ai donte që të largohej nga aty, por bashkëshortja nuk ka pranuar pasi aty ka edhe varrin e vajzës së tyre të vetme, e cila ka vdekur në moshën 12-vjeçare.
“Po të kishte qenë për mua do të largoheshim nga këtu, por ajo nuk ka dëshirë. Nuk mund ta lë vetëm atë”, shprehet burri.