Telegrafi

Çifti që jeton në një shtëpi me buallin 1.150 kilogramë, i cili ka dhomën e vet dhe shikon filmat e tij të preferuar në televizion (Foto/Video)

Mund të tingëllojë si e pabesueshme, por ky çift vërtetë ndajnë shtëpinë e tyre me buallin 1,150 kilogramë të quajtur Wild Thing.

Ronnie 60 vjeç dhe Sherron Bridges 44 nga Teksasi, kishin shitur tufën e 52 buajve në vitin 2004 për t’i zëvendësuar ata me buall të vogël, të cilin vendosën ta trajtojnë më ndryshe, transmeton Telegrafi.

Ishte ideja e Sherron-it që ta sjellin në shtëpinë e tyre kafshën dhe t’i dhurojnë një dhomë, nga ku mund të shikoj filmat në televizor filmat e tij të preferuar.

Por që atëherë, pronari i tij për pak sa nuk është vrarë nga ai në disa raste, për shkak se me kalimin e viteve ai sa vinte e bëhej më i madh – por kjo nuk e frikësoi Sheeron dhe Ronnie që të hajë me ata drekë në tavolinën e kuzhinës.

“Ishte ideja ime që ta sjellim Wild Thing në shtëpinë tonë. Kur ishte i vogël thash me vete se duhet ta fusim në shtëpi. I thash Ronnie, pasi çdo qenie jeton vetëm njëherë mendoj se meriton të bëjmë diçka të veçantë për të.  Por është interesant fakti, se si nuk shkakton shumë dëme me kokën e tij 180 kilogramëshe derisa sillet nëpër dhomat e shtëpisë. Ai ka dhomën e vet ku mund të pushoj dhe shikoj filmat e tij të preferuar”, ka deklaruar Sherron. /Telegrafi/