Një ftesë dasme është më shumë se një ftesë; ajo pasqyron shijen dhe stilin e çiftit.
Kohët e fundit, ftesat e përpunuara dhe të personalizuara të dasmave kanë fituar popullaritet.
Në një kthesë krijuese, një çift ka prezantuar një ftesë martese unike me temë iPhone, përcjell Telegrafi.
Rishabh Cards shpërndanë një video të kësaj ftese novatore në faqen e tyre në Instagram, e cila shpejt u bë virale.
Videoja tregon një ftesë martese të krijuar për t’u dukur si një iPhone.
Ftesa shpaloset në tre shtresa, që i ngjan dizajnit të një aplikacioni mesazhesh.
Ajo ka edhe një kod QR për të gjetur lokacionin e dasmës, gjë që ka shkaktuar një sërë reagimesh.
Ndërsa disa shikues e panë idenë argëtuese, të tjerëve u bëri më pak përshtypje, duke vënë në pikëpyetje përshtatshmërinë e një koncepti të tillë. /Telegrafi/