Telegrafi

Çifti po shëtisnin vajzën e tyre njëvjeçare nëpër parkun e Manhattanit, sulmohen me thikë nga një person – publikohen pamjet rrëqethëse

Një video që e ka siguruar New York Post, shfaq momentin kur një burrë sulmon me thikë një çift dhe vajzën e tyre njëvjeçare në Manhattan.

Gjithçka ndodhi në mënyrë të befasishme dhe pa ndonjë provokim paraprak, ku i dyshuari që mbante një ombrellë po ecte në anën e kundërt të çiftit, që shtynin karrocën në të cilën kishin vajzën njëvjeçare, transmeton Telegrafi.

Pasi ata ia kthejnë shpinën, i dyshuari iu vërsulet me thikë – babait 23-vjeç, nënës 22-vjeç dhe vogëlushes njëvjeçare.

Si pasojë e sulmit e ka pësuar paksa vogëlushja që është lënduar mjekër, e sulmuesi pa kaluar shumë orë është arrestuar nga policia.

Ai është dënuar me dënuar me shtatë muaj burgim për tri aktakuza që rëndonin mbi të.

Bëhet fjalë për Darryl Jones 30-vjeç, i cili njihej për policinë për veprat e mëparshme. /Telegrafi/